Një person gjendet i varur në Durrës, çfarë u zbulua rreth tij

Një person është gjetur i varur në Durrës, në afërsi të banesës ku jetonte me familjen.

Zbulimi tronditës është bërë gjatë ditës së djeshme, e martë, në lagjen nr.15, në zonën e Spitallës.

Më konkretisht në magazinën pranë banesës, është gjetur i varur me litar, 66-vjeçari H.L.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët prej orësh e kërkonin dhe nuk po e gjenin, deri kur u përballën me skenën e rëndë.

Nga hetimet paraprake, bazuar edhe në dëshmitë e të afërmve të të ndjerit, rezulton se i moshuari prej kohësh vuante nga depresioni.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *