Bëhet bashkë me holandezët dhe konsumon alkool, shqiptari bëhet “tapë” dhe përfundon në spital
Në rrugët e Tiranës ka nisur festa teksa tifozët e Feyenoord janë të papërmbajtshëm dhe kanë nisur qysh në drejkë të konsumojnë alkool dhe të këndojnë në kor për skudrën e tyre.
Mirëpo gjatë drekës me tifozët në prakun “Rinia” është bashkuar edhe një shqiptar që si duket nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë holandezëve sa i përket konsumit të alkoolit.
Nga pija e tepërt ai nuk është ndjerë mirë teksa është marë me barelë dhe është transportuar me ambulancë në spital.
Kujtojmë që në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të zbresin në fushën e “Air Albania” për trofeun e Conference League./Gazeta Shqip