Zbulohet arsyeja përse u hoq posteri i Murinjo-s te Politekniku
Finalja e Ligës së Konferencës po afron dhe në ditën e ndeshjes, përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Fejnord.
Kjo është erdhe arsyeja edhe pse është hequr posteri i madh te Politekniku ku Murinjo shfaqej mbi një Vespa.
Posteri u bë publik ditën e djeshme, ku trajneri i Romës mbërriti në Shqipëri, për t’i konfirmuar kështu edhe mbështetjen e shqiptarëve.
Nga ana tjetër tifozët e Holandës kanë nisur festën që në orët e para të mëngjesit mes muzikës dhe birrave./Gazeta Shqip