ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

E rëndë në Kurbin/ Po punonte në tarracë, 34-vjeçari rrëzohet dhe vdes në vend (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se Mark Debrova ka qenë duke punuar në tarracën e një pallati kur është rrëzuar duke humbur jetën. Uniformat blu bëjnë me dije se për rastin është arrestuar inxhinieri i ndërtimit 56-vjeçari Mondi Turhani, banues në Tiranë.

Njoftimi:

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: