ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Pasojat e përplasjes me policinë/ Tifozi i Feyenoord përfundon me kokën e qepur

Tifozët e Feyenoord janë ata që kanë elektrizuar më së shumti Tiranën në pritje të finales së Conference League ndaj Romës.

Holandezët, të shumtë në numër janë stacionuar tek pedonalja të shoqëruar nga muzika e lartë e alkooli, teksa presin fillimin e ndeshjes. Megjithatë, mbrëmja e së martës nuk ishte shumë e qetë për ta, pasi u përplasën me policinë shqiptare ndërsa nuk mungoi edhe përdorimi i shkopinjve të gomës nga forcat e rendit për të rivendosur qetësinë.

Nga përplasja disa prej tifozëve holandezë kanë mbetur me shenja në trup, ndërsa një prej tyre nuk ngurroi të tregonte shenjat. Ata treguan po ashtu se nuk kishin një përshtypje pozitive për policinë. Nga ana tjetër, një prej tifozëve holandezë nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë edhe ndaj UEFA-s me një mini banderolë./ SUPER SPORT

%d bloggers like this: