ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Ndihmë ndaj Ukrainës!/ Shqipëria miraton shumën e parave në mbështetje për luftën kundër Rusisë

Qeveria shqiptare ka vendosur të japë një fond financiar në mbështetje të Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia.

Shuma prej një million euro do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ka njoftuar qeveria.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e premtoi ndihmën që do i jepte Ukrainës, më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë.

Njoftimi:

Qeveria ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën 1 milionë euro për Ukrainën.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave. Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: