ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Aksident tragjik/ Vdes 18-vjeçari shqiptar në Greqi, motoçikleta doli nga rruga dhe u përmbys

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Greqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai po udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar me motoçikletë në rrugës nacionale Selanik-Ierissos kur u aksidentuan.

Viktima ishte pasagjer në mjeti, ndërsa drejtuesi i motoçikletës nuk kishte patentë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Motoçikleta, raportojnë mediat greke, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë.

Pasagjeri, 18-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar i plagosur në spital./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: