ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Sekuestrimi i “supersasisë” me drogë në Peru! Shqiptarët, do paguanin kokainën me Bitcoin

Është sekuestruar së fundmi një sasi e madhe droge, teksa për mediat kanë dalë edhe detaje nga kjo ngjarje.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se dy shqiptarët që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi do të transportonin 2.2 ton drogë, do të paguanin sasinë e drogës përmes kartëmonedhës virtuale Bitcoin.

Policia e Perusë kundër drogës kapi 2.2 ton kokainë që do të transportohej përmes anijeve në det. Destinacioni ishte Holanda! Sasia e kokainës ishte fshehur në kanoçet e shpargut. Nga operacioni u arrestuan 7 peruan ndërsa 2 shqiptarët vijojnë të jenë në liri.

Droga ishte e kamufluar në kanaçe u transportua në një kamion nga Trujillo në Callao, ku u kap të premten (10 qershor). “Kjo organizatë planifikoi të paguante ilaçin me monedha virtuale”, tha kreu i Drejtorisë kundër drogës, Cesar Echevarría.

Sipas tij, bëhet fjalë për një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

“Ne po koordinohemi me autoritet e Policisë Ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare”, shtoi ai./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: