ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

“Sot mbaroi dhe jeta ime me ty!”/ Postimi prekës i motrës së Aleksandër Sadikajt, u vra me tritol në Tiranë

Ka reaguar pëmes një postimi prekës, motra e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçarit, që u vra ditën e djeshme në Tiranë, pas një shpërthimi me tritol. Sadikaj ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Golf 7”, kur papritur makina shpërtheu. 27-vjeçari humbi jetën sapo shkoi në spital.

Motra e Sadikajt, ka shprehur dhimbjen e madhe përmes një postimi në instastory. Ajo shkuran se me vdekjen e vëllait mori fund edhe jeta e saj.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse?,” shkruan ajo.

"Sot mbaroi dhe jeta ime me ty!"/ Postimi prekës i motrës/Gazeta Shqip

%d bloggers like this: