ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

E kërkojnë në “qiell”…por fshihet në Shkodër! Pse shkoi RENEA në veri, gazetarja: Iu la shëndenë!

Dikush po kërkohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijëve të vendit. Gazetarja Klodiana Lala kë nxjerrë edhe itineratin e personazhit misterioz që Policia e Shtetit po e kontrollon në çdo skutë, por nuk po e gjen. Megjithatë emrin nuk ia përmend, por shton se e gjitha është në kuadër të aksionit të Policisë së Shtetit, i koduari si “Plumbi i Artë”.

“Prishtine-Vjene. Vjene-Poloni. Poloni-Vjene. Ky eshte itinerari i nje te shumekerkuari ne kuader te operacionit Plumbi i Arte. Ne Vjene iu humbi gjurmet. Policia tani e kerkon ne Shkoder…prape prej aty iu la shendene!,”-shkruan gazetarja në Facebook. Duke iu referuar kështu aksionit që nisi të premtën Policia e Shtetit dhe RENEA për kapjen e një personi duke ushtruar kontrolle në çdo cep, por nuk gjeti gjë. Po ashtu, nuk dolën në asnjë njoftim zyrtar për të dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.

Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: