ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Historia si skenar filmash/ Shqiptari vrau bashkëatdhetarin në burgun e Larisës, pas 20 vitesh mori hakun e…

Gjykata ka pezulluar gjykimin e një shqiptari,42-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, lëndim të rrezikshëm trupor, përdorim arme dhe armëmbajtje në burg, nga Gjykata e Apelit të Larisës.

Një vrasje e ndodhur më 20 mars 2015, në burgjet e Larisës, kur 42-vjeçari “për arsye nderi” u hakmor për një vrasje të ndodhur 20 vite më parë në Shqipëri.

Ai goditi me thikë për vdekje një bashkatdhetar 47-vjeçar për shkak se një pjesëtar i familjes i kishte vrarë dajën e tij në Shqipëri. Sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria”, 42-vjeçari pasi vrau 47-vjeçarin, më pas ka plagosur rëndë një tjetër 46-vjeçar, gjithashtu bashkatdhetar.

Në aktakuzë, përshkrimi i vrasjes nuk ka asgjë për të pasur zili nga skenarët e policisë, për një vrasje të ndodhur vetëm tre ditë pas transferimit të 47-vjeçarit në burgun e Larisës.

42-vjeçari, ndërsa më parë kishte “vizituar të burgosurin në qeli për kafe dhe për të mbledhur informacion për viktimën e tij të mundshme”, më pas zgjodhi pikën e “përshtatshme, të verbër nga kamerat e Burgut” ku me dy thika metalike, të improvizuara ka sulmuar me mizori të madhe 47-vjeçarin, duke e goditur me thikë në zemër.

47-vjeçari humbi ndjenjat nga goditjet e forta dhe ra në shkallët e gjera ndërmjet katit përdhes dhe katit të parë. 42-vjeçari dhjetë minuta më vonë me të njëjtat thika ka sulmuar një tjetër bashkatdhetar të tij, një 46-vjeçar, teksa ndodhej në korridorin e qelive të paraburgimit të krahut C./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: