ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Artan Hoxha zbulon “kurthin”: Si ia drodhën Kajmakut

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar pas arrestimit në Itali të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kilogram kokainë.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha zbulon dhe “kurthin” që iu ngrit Kajmakut për t’i marrë para.

Ai theksoi se fillimisht i kërkuan që të financojë fushatë elektorale, më pas i thanë që të kandidojë për kryetar Bashkie, dhe ën fund i kërkuan që të tërhiqet, duke i kujtuar të shkuarën e zezë.

Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkrete…

Po i ecte mire trafiku, e moren vesh qe kishte bere para.

I ke të pista, I thane. Nese do t’i pastrosh, duhet të paguash fushaten elektorale dhe pastaj behesh biznesmen me letra…

Mira tha mavriu, pagoi fushaten, bleu mandatin e kryetarit.

Sapo nisi te pastronte parate dhe te behej biznesmen me letra, e thirren prape dhe i kujtuan problemin e vjeter.

Po mire tha Kajmaku, ju e dinit “xanxen” e vjeter edhe kur me thirret për kryetar, pse nuk ma thate qe në ate kohe?!

Po me late te harxhoja nje dynja para per fushaten?!

Kur e pane se Kajmaku nisi ta besoje vertete, qe e kishte votuar populli, i thane:

Kajmak do te ikesh me te mire apo të fusim ne burg?!

Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatet, ca miliona të tjera për prokuroret dhe gjyqtaret. E la biznesllekun me letra dhe ju kthye zanatit të vjeter, punen qe di te bej me mire, narkotrafikun.

Tani qe e kapen me 20 kg kokaine, në zanatin e vet, i kujtojne se:”ja u kap ky narkotrafikanti qe donte te behej biznesmen me letra”…

Prandaj mesazhi për gjithe “Kajmaket” e tjere qe merren me “tregeti fidanesh” në Bashkimin Europian eshte:

“Qendrojini larg politikes, sepse kjo rrace politikanesh qe kemi ne, po e mori vesh se keni bere pasuri, u merr jo vetem parate, fidanet dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagetive qe kane brenda vazot e luleve….

Në foto: Kajmaku me “kryekajmakun” e qeverise ne zgjedhjet lokale 2019, kur Kajmaku ishte “burre i ndershem” dhe parate e “tregetise se fidaneve” nuk ishte aq shume të pista për te paguar fushaten elektorale../Gazeta Shqip

%d bloggers like this: