ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Bosi i drogës i thyen dhëmbët me grushte/ Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ në Angli

Eksperienca në një shtëpi bari për shqiptarin 30-vjeçar, Mateo Dedej, nuk ka shkuar si duhet. Një nga bosët e drogës i ka thyer dhëmbët duke e rrahur.

I riu u kap në flagrancë në Londër më 22 qershor 2020, duke i shitur kanabis një blerësi. Ai kishte 16 qese me kanabis në makinë dhe dy gati për t’ia dorëzuar klientit të tij. Policia i gjeti edhe para në xhep.

Por në maj të këtij viti ai u kap në një fermë kanabisi në Banbury. Në momentin kur ai u arrestua policia zbuloi një dhomë të mbushur me bimë dhe të pajisur me një strukturë të stilit profesional për rritjen e drogës së klasit B.

Në seancën gjyqësore të së premtes Dedej u deklarua fajtor për posedim dhe furnizim me kanabis, posedim kokaine dhe prodhim kanabisi.

Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Avokati i tij mbrojtës tha se shqiptari e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke jetuar në Itali para se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar dy vjet më parë. Shqiptari pranoi se nuk ishte “skllav” por deklaroi se ishte nën presion të madh nga pronarët e tij./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: