ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas fëmijën e mitur dhe largohet me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një fëmijë rreth 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: