ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

I qëlluar me 6 plumba në mes të Brukselit/ Kush është Erion Hasanbelliu, një jetë mes vrasjeve

Erion Hasanbelliu është plagosur me armë në Bruksel të Belgjikës, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.

Mbrëmjen e shkuar mediat belge bënin me dije se ishte bërë atentat ndaj një personi, i cili kishte mbetur i plagosur. Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Hasanbelliu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi dyshohet të ketë qenë pjesë në disa vrasje.

Erion Hasanbelliu dyshohet se ka qenë shofer në ngjarjen kur ju bë atentat biznesmenit Sokol Çapjas, gjithashtu ka dyshime të forta se ai ka qenë pjesë në ekzekutimin e Bledar Muçës.

E FUNDIT/ I përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Shqipëri, qëllohet Erion Hasanbelliu në Belgjikë

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky ui fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: