ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Përsëritet skenari! Kapet sasi e madhe kokaine në Portin e Durrësit, erdhi me konteiner nga …

Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Sipas informacioneve të para, mësohet se kokaina ka qenë e fshehur në një konteiner me mish pule që vinte nga Brazili.

Në total janë gjetur rreth 40 pako me nga 1.5 kilogram, pra rreth 60 kilogram kokainë, që është zbuluar gjatë momentit kur konteineri ka kaluar në skaner.

Mësohet se konteineri ishte porositur nga një biznesmen nga Kosova dhe kishte për destinacion Maqedoninë e Veriut./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: