ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Droga e ‘Gokut’ mes mishit në Durrës/ Pranga porositësit dhe agjentit doganor (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar, pas sekuestrimit të 45.5 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në pranga ka rënë Arben Ferizi, , me detyrë administrator i kompanisë, i cili kishte porositur mishin bashkë me të cilin u gjet droga dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit.

Kontenieri ku ishte fshehur droga ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Nuk dihet nëse sasia e kokainës është vendosur që në vendin e origjinës apo më vonë mes mishit. Policia njofton se janë gjithsej 40 pako me peshë 45 kg e 500 gramë, të mbështjella me personazhin e famshëm të filmit vizatimor, “Dragon Ball”, Gokut./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: