ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Dash Sula shkon në Parlament me shportë me ushqime/ Garda nuk e lë të hyjë (FOTO)

Në shenjë proteste për çmimet e larta në vend, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kishte zgjedhur ditën e sotme të shkonte me një shportë ushqimesh në seancën parlamentare.

Megjithatë, deputeti nuk është lejuar nga Garda që të hyjë me shportën brenda kuvendit, dhe është detyruar që ta lërë jashtë. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, ai tha se situata në vend është kaotike, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të bëjë indeksimin e çmimeve për produktet e shportës.

Dash Sula shkon në Parlament me shportë me ushqime/ Garda nuk e

“Thirrje qeverisë, kryeministrit Rama t’i indeksojë çmimet. Kjo është situata katastrofike. Edhe protesta e djeshme është legjitime. Të gjithë kemi detyrën që të bëjmë aq sa kemi në dorë. Kaq kam mundësi, të ngre zërin, por të gjithë qytetarët duhet t’i bëjnë presion kësaj qeverie. I ka mundësitë reale qeveria të bëjë indeksimin e çmimeve. Kemi rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka zeruar TVSH-në për produktet e shportës. Ulet me 14% çmimi i produkteve të shportës që do të thotë se iu ngelen më shumë para në xhep qytetarëve”, deklaroi Sula./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: