ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

‘Pushtoi’ botën nga Brazili/ Kush është Altin Drimadhe, baroni shqiptar i kokainës që ruhej nga brazilianët e armatosur

Ditën e djeshme u sekuestruan 350 kg kokainë dhe mbi 300 mijë euro në shtëpinë e Altin Drimadhes në San Paulo të Brazilit. Drimadhe njihet si i rrezikshëm dhe është shpallur në kërkim për vrasje e trafik droge.

Ishin dy rojet brazilianë të shqiptarit që u kapën teksa ruanin shtëpinë që zbuluan emrin e kapos së tyre. Policia ndërhyri, por nuk mundi dot ta sillte në pranga bosin e të paktën 1 ton kokaine që kishte destinacion Portugalinë dhe Belgjikën.

Policia Federale e Brazilit po zhvillonte një sërë hetimesh për Altin Drimadhajn nga Shqipëria, një trafikant ndërkombëtar droge, i cili tashmë është në kërkim. Gjurmimi i Departamentit të Inteligjencës identifikoi një nga ambientet e Altin Drimadhajt në Sao Paulo, Brazil, që ruhej nga bandat lokale.

Ai besohet se koordinon gjerësisht operacionet nga një rang i lartë dhe lidhet me një të kaluar kriminale veçanërisht domethënëse në Australi. I përfshirë në vepra jashtëzakonisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e “motoçikletave” të Adelajdës, ky gangster shqiptar ofron pista premtuese për hetimin, shkruajnë mediat vendase.

Në fakt, “modus operandi”, tatuazhi i veçantë i të dyshuarve dhe veçanërisht destinacioni i ngarkesave, duket se vërtetojnë pretendimin e prokurorëve kundër “Klubit të Motorëve Comanchero”, një bandë kriminale motoçikletash në Australi.Duke pasur parasysh provat, të dhënat e arrestimeve, pamjet dhe informacionin e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet më të gjerë të organizatave kriminale që veprojnë ndërkombëtarisht për të mbuluar zonat që kanë lidhje me njëra-tjetrën, si: Adelaide dhe Brisbane – Australi, Amsterdam – Holandë, Antverp – Belgjikë, Monte Karlo – Monako. Gangsteri shqiptar, mesa duket, ka ikur nga Brazili dhe mund të jetë aktualisht në kufijtë e Bolivisë./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: