ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

‘Lufta’ me armë në Shkodër/ Çfarë gjeti policia në derë të lokalit, zbardhet dëshmia e djalit të viktimës

Vrasja e Lulash Qepurit mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ende nuk ka një autor. Ngjarja ndodhi në fshatin Stom Golem dhe sipas raportimeve të fundit në vendin e ngjarjes u gjetën 3 lloje gëzhojash, pistoletë, shotgun.

Bëhet e ditur se autori ka shkuar në këmbë dhe ka qëlluar fillimisht me pistoletë ndaj Lulash Qepurit. Pasi pistoleta e tij është bllokuar, ka lëshuar një breshëri automatiku.

Me të parë ngjarjen, djali i viktimës ka marrë armën shotgun dhe ka qëlluar drejt autorit, i cili arriti të largohej pa dëme.

Lulash Qepuri në vitin 2011 ka qenë i arrestuar nga policia e Shkodrës për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. Ndërkohë që në vitin 2018 po në të njëjtin lokal, klientët u kapën teksa konsumonin lëndë narkotike. Megjithatë momentalisht, mbetet e paqartë nëse vrasja lidhet me të shkuarën e viktimës apo bëhet fjalë për një konflikt banal.

I biri i viktimës, i cili ndodhet i shoqëruar në polici, në dëshminë e tij mësohet të jetë shprehur se autori ka hapur zjarr në momentin që ka zbritur nga makina. Ai nuk ka mundur ta dallojë për shkak se ka qenë i maskuar, ndërsa ka mohuar që familja e tij të ketë konflikte me njeri.

“Ishim në lokal dhe një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori,” ka deklaruar djali i viktimës./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: