ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Zbulohet depoja e armëve në Yzberisht, dy të arrestuar/ Armët janë përdorur për vrasje… (EMRAT)

Policia e shtetit ka zbuluar ditën e sotme një arsenal me armë zjarri dhe municion ushtarak të fshehura në një banesë në Yzberisht, Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika në një konferencë për mediat deklaroi se janë arrestuar dy persona të cilët janë kapur në flagrancë brenda vendit ku u gjetën armët, në momentin që policia bastisi shtëpinë. Një prej tyre është Elvis Bakalli, pronar i banesës.

Panganika shtoi se këto armë janë përdorur për vrasje, ndërsa tha se aty u gjetën dhe mjete për përpunimin e tyre dhe përgatitjen për t’i shitur në treg të zi.

“Jemi sot për të bërë prezent finalizimin e një operacioni të finalizimin e policisë së Tiranës që ka të bëjë me tregtimin dhe prodhimin e armëve. Në një operacion të koduar silent është goditur një bazë ku prodhoheshin armë zjarri dhe modifikoheshin.

Ditën e djeshme në bazë të informacioneve në një banesë në Mëzës u zbulua aktiviteti kriminal. Si rezultat u bë e mundur arrestimi i Elvis Bakallit, 30 vjeç, Dorian Kalo 45 vjeç.

Dje u ushtrua kontroll në banesën e Elvis Bakallit. Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjera pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetasit e mësipërm duke punuar. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet që përdorej nga Elvis Bakalli janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, katër gjurmues, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: