ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Përdoreshin për vrasje/ PAMJE nga vila 3-katëshe ku u gjet depoja e armëve në Kashar, flet e zonja e shtëpisë

Kjo është vila 3-katëshe, ku mbrëmë është gjetur depoja me armë zjarri të modifikuara. Shtëpia është me vendndodhje në Mezez Kashar.

Armët e sekuestruara u dërguan për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Në pranga kanë përfunduar Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo. Të dy, modifikonin pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.

Në vilën me tre kate ku u gjet depoja me armë zjarri, jetojnë vetëm një çift bashkëshortësh. Zonja e shtëpisë ka folur për “Top Channel”, e cila ka thënë se Policia i ka shkuar ditën e djeshme për kontroll në shtëpi dhe kanë gjetur diçka të vogël, të cilën ajo nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpinë e saj. Por nuk jep asnjë detaj tjetër se kujt mund t’i përkasin armët e zjarrit.

Policia erdhi bëri kontroll dje. Gjeti diçka të vogël. Unë s’i kisha parë më parë ato në shtëpinë time,”- shtoi ajo ndër të tjera në fjalën e saj./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: