ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Tronditet Durrësi/ Hidhet në erë me eksploziv dyqani i 58-vjeçarit (EMRI)

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznesi në Durrës.

Sipas policisë, bëhet me dije se në fasadën e dyqanit të Shaban Agës, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes 58-vjeçarit Aga dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: