ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Xhama të thyer e qepeni i shkatërruar, pamje nga dyqani pas shpërthimit të tritolit

Një 58-vjeçari i është vënë tritol në biznesin e tij në Durrës rreth orës tre të mëngjesit dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Shaban Aga ndodhej vetëm në shtëpi në çastin e shpërthimit, po shprehet se prej kohësh ndodhet nën presion dhe nuk jeton i qetë në shtëpinë e vet.

Sipas policisë vendore, autor i dyshuar i ngjarjes është një 31-vjeçar nga Burreli me të cilin familja Aga ka një konflikt të mëparshëm.

”Unë nuk e di çfarë konflikti ka ky njeri me djalin. Më ka ardh para 6 muajsh dhe më ka bërë presion te lavazhi. I thashë ik. Të tjerat t’i zbardhë policia.”

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur rreth orës 03:11, një makinë hedh nga xhami lëndën plasëse.

Pak sekonda më vonë lënda shpërthen duke hedhur në erë hyrjen e dyqanit dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aga ka një djalë në Angli dhe duket se një konflikt i tij atje është transferuar në Durrës ku banojnë prindërit e tij.

Sipas pronarit të objektit ku shpërtheu eksplozivi, në polici janë bërë nga ana e tij 5 kallëzime dhe ai pret që të vendoset drejtësi e të jetojë i qetë në shtëpinë e tij, pasi nuk i ka borxh askujt personalisht.

/Gazeta Shqip

%d bloggers like this: