Shqiptari me dum-dum nuk i bindet urdhrit në Vatikan/ Polici italian e gjëmon me vrap dhe…
Një shqiptar i cili kishte hyrë në kundërvajtje me një dum-dum në rrugët që të çonin në Vatikan, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar ndërsa krijoi një skenë si nëpër filma.
Policia italiane i kërkoi shqiptarit të ndalonte mirëpo ai nuk u bind.
Policia përdori shumë mënyra për ta ndaluar madje, duke qëlluar në një nga rrotat e makinës së shqiptarit derisa një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë, teksa pritet të vuajë shtetasi nga Shqipëria pritet të vuajë dënimin e merituar./Gazeta Shqip