ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

U vra në atentat me minë të telekomanduar/ Zbardhen PËRGJIMET e Aleksandër Sadikajt: Kontrollo…

Edhe pse nuk është gjetur ende asnjë gjurmë nga atentatorët e Aleksandër Sadikajt, i cili u hodh në erë me minë të telekomanduar, grupi hetimor ka nxjerrë përgjimet që i janë bërë viktimës një vit më parë.

Sadikaj nuk dihet se përse është vënë në përgjim dhe me çfarë urdhri, por materiali bisedimor mes tij dhe familjes së tij, dje u publikua në gazetën “Si”, duke dëshmuar se atij i kishte humbur një armë, e cila duhej të gjendej me patjetër për shkak se kishte shumë rëndësi. Në bisedën e përgjuar dhe shpërndarë nga grupi hetimor mësohet se arma ishte blerë 5 mijë euro, por nga biseda dhe presioni që bënte Sadikaj për gjetjen e saj, dukej se ishte problem më i madh se sa vlera e tij.

Megjithatë ndaj tij, grupi hetimor që i nxori përgjimet nuk ka marrë asnjë verifikim derisa ai u vra në mënyrë mafioze pak ditë më parë në rreth rrotullimin e TEG. Sapo ai u identifikua, Policia e Shtetit nxitoi të publikonte të dhënat e skedës së tij kriminale që prej moshës 15- vjeçare, ndërkohë që ai ishte ndaluar dhe lënë i lirë me dhjetëra herë. Në bisedat e përgjuara, ai kërkon që personat e dyshuar që mund t’i kishin vjedhur gjënë e “kushtueshme”, duhej të vriteshin të gjithë, nëse ata nuk e kthenin sendin e tij në vendin ku ka qenë. Bisedat e publikuara janë të pjesshme, ndërsa del në pah edhe dijenia që kanë njerëzit e familjes së tij për aktivitetin e tij. Madje në këto biseda ai kërkon që t’u bëhet presion me anë të burrit të motrës së tij që ishte oficer policie.

PËRGJIMET, DATA 25 GUSHT 2021

Sipas të dhënave të materialit të botuar, mësohet se përgjimi i dhënë nga grupi hetimor daton 25 gushtin e një viti më parë. Aleksandër Sadikaj flet në telefon me shtetasen S. S. dhe të bijën, me të cilën flet përmes numrit të telefonit të kamerierit, një person i quajtur D. Sherri që kishte ndodhur në familje, kishte lidhje me mosreagimin e stafit për t’u shërbyer në kohë klientëve. Gruaja, që i bie të jetë nëna e tij, telefonon të bijën duke i treguar për sjelljen e tij agresive.

V – “Ça ke moj mami”?

E ëma duke qarë – “Më qëlloi, më ka çjerrë në fytyrë, ka qëlluar edhe kamerierin. Merre dhe hajde se na bëri copa”.

Sherri që kishte ndodhur në familje, kishte lidhje me mos reagimin e stafit për t’i shërbyer në kohë klientëve.

E ëma – “Hajde se më bëri copa, mblidhuni dhe na ndihmoni. Në sy të njerëzve për një bythë Kadriu. Ka një shok nga Delvina dhe më degjeneroi në sy të tij. Po më ndjek mua, e ka parë gjithë qyteti i Memaliajt, e fryu ky i Delvinës dhe Kadriu”.

Tri ditë më vonë, në bisedën e përgjuar nga prokuroria, hidhet dritë edhe mbi motivet e sherreve mes anëtarëve të familjes. Biseda mes Sadikajt dhe familjarëve vazhdon, për humbjen e një sendi të vlefshëm në biznesin e tyre, që prokuroria dyshonte se duhej të ishte një armë, por pavarësisht mbajtjes në përgjim dhe njohjes së precedentëve të mëparshëm kriminalë, nuk ndërhyri ta vinte në pranga Sadikajn që dhunonte edhe familjen, sipas përgjimeve.

V – Alo?

Aleksandër – “Shqyej çanta, shqyeji të gjitha se e kam lënë tek shtëpia e madhe. Kur kam ikur e kam lënë aty dhe ta kanë vjedhur sy më sy. Bën pesë mijë euro, bën një mal me lekë”.

V – “Ti thua ashtu, po unë them 100 përqind do hap kamerat dhe do ta gjej që e kishe këtu tek kjo çanta. Dhe e kishe këtu”.

Aleksandër – “Për shpirt të gjyshit që kam ardhur dje nga Tirana, nuk e kisha me vete”.

V – “E kishe, unë them e kishe”.

Aleksandër – “Jo nuk e kisha me vete”.

V – “Do ta gjej unë, do ta gjej unë”.

Më pas, në bisedë kuptohet se bëhej fjalë për një armë, e cila u dyshua se i përkiste të riut dhe që kishte humbur në ambjentet e një bujtine, e cila menaxhohet nga ai dhe e ëma, pranon policia atë kohë në dosje.

V – “Alo”.

Aleksandër – “Është vjedhur, ka humbur tek shtëpia e madhe, kush e ka shkarkuar shtëpinë e madhe?”.

V – “Kam 20 vjet o bir i mamasë, është vajzë e urtë ajo o vëlla, o të keqen mami”.

Aleksandër – “Është shkarkuar. Ka qenë tek shtëpia, kush e ka marrë? E ka lënë atje ajo, e ka parë dhe e ka lënë atje në ndonjë komodinë a në ndonjë vend atje. E kanë marrë ata të shtëpisë atje. Ik bëj namin atje, thuaj kam oficer dhëndrin dhe ka humbur armën e shërbimit dhe është problem i madh se po vjen dhëndri me njerëzit. Duhet ta gjejmë se s’bën”

V – “Mirë, mirë”.

Aleksandër – “Tani kontrollo mirë të gjitha çantat me urgjencë”.

Aleksandër – “Me urgjencë se ta kanë marrë sy më sy, një mal me lekë”.

V – “Mirë o mirë. Hajd”.

Të tensionuara vazhdojnë bisedat mes tyre dhe në vazhdim, por autoritetet s’kishin veshë të dëgjonin dhe të zbulonin se për çfarë i duhej arma të riut dhe përse ai ishte aq i tensionuar. Kërcënimet e tij, shkojnë deri aty sa kërkon të vriten turistët.

V – “Hë”?

Aleksandër – “Hë”?

V – “Po kontrollojmë këtu dhe do gjejmë mënyrën të flasim me ata”.

Aleksandër – “Na e gjete”.

V – “Janë trembur, duan të ikin të trembur”.

Aleksandër – “Të ikni me urgjencë thuaju, por të nxjerrin atë që nxirret që keni marrë tek sirtari thuaju. E ka marrë një nga ata të dy. E kisha lënë tek sirtari tek komodina ime”.

V – “Nuk ke turp ti, shoqen time e njohin të gjithë”.

Aleksandër – “O ata, o turistat. Zgjidhi ose vriti aty që të gjithë bashkë. Mos li njeri të iki me atë aty. Mos t’ja marrin djalit tend”.

Aleksandër – “Me se s’bën, me se s’bën”.

V – “Mirë, po kontrolluan ata, do na dalë lyra në Stamboll”.

Aleksandër – “E kanë marrë ata, e kanë marrë që dje, e kanë futur nëpër çanta e gjëra dhe kanë ikur me makinë”.

Aleksandër – “Me urgjent, me urgjent”.

V – “Po ku iku makina ore, se janë të tërë këtu?”.

Aleksandër – “Ishte tek sirtari, tani kush e ka marrë?”./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: