ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Përfshihet nga flakët transformatori i nënstacionit elektrik në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, detajet e para

Nënstacioni numër 2 i energjisë elektrike në ish-Metalurgjikun e Elbasanit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i transformatorit që shërben për furnizimin me energji elektrike.

Disa automjete të Shërbimit zjarrfikës ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve të cilat morën përmasa të mëdha.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: