ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Shpërthimi me tritol në hotelin në Sarandë/ 10 të shoqëruar gjatë natës, autorët paralajmërim pronarit për…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një hoteli iu vendos tritol.

Policia ka filluar hetimet duke marrë në pyetje fillimisht rreth 10 persona, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarje, të cilët mund të zbardhin diçka nga momenti i shpërthimit në hotelin e Mariel Muratit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa janë grumbulluar dhe pamjet e kamerave të bizneseve rreth hotelit, për shkak se kamerat e vetë godinës ishin të fikura.

Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë më dije se autorët nuk kanë pasur qëllim të shkatërrojnë hotelin apo të shkaktojnë viktima, nisur kjo nga sasia e lëndës eksplozive si dhe vendi ku ajo ishte vendosur, në garazhin e hotelit.

Qëllimi ka qenë paralajmërimi ose dhe prishja e imazhit duke shkaktuar dëme materiale, edhe pse shpërthimi shkaktoi zhurmë të madhe.

Hoteli ka qenë shënjestër e sulmit me eksploziv dhe një vit më parë, më 9 shkurt 2021, ndërsa dyshohet se autorët mund të jenë të njëjtët./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: