ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Nis sot ‘braktisja’ e seancave gjyqësore, bojkot 10 ditor dhe për masat e sigurisë/ Avokatët: Nuk dorëzohemi

Nga dita e sotme nis bojkoti i gjyqtarëve dhe avokatëve në të gjithë vendin, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë deklaroi ditën e djeshme se për 10 ditë do të bojkotohen seancat për masat e sigurisë, ndërsa për seancat e tjera do të ketë bojkot pa afat.

Ditën e sotme Dhoma e Avokatisë Berat ka dalë me një deklaratë në të cilën theksohej se nuk do të heqin dorë nga protestat, por do të tregojnë forcën e tyre. Ata shtojnë se bojkoti do të vijojë pa afat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Siç jeni në dijeni edhe nga mediat Këshilli i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat gjitha seancat gjyqësore penale civile dhe administrative si dhe me një afat 10 ditor të gjitha masat e sigurimit personal. Kjo vjen për shkak të miratimit të hartës gjyqësore e cila është miratuar nga Këshilli i Lart Gjyqësor dhe i është çuar për miratim Qeveris e cila do të marri vendim do ta aprovoj apo jo është problem i qeverisë. Për sa i përket masave të sigurisë do bojkotohen për 10 ditë është vendim i vendim këshillit përgjithshëm. Ne jemi profesione të lira dhe nuk na merr njeri me zor. Qytetari i arrestuar do dali në gjykatë dhe do ti nënshtrohet gjitha procedurave. Ne nuk kemi asnjë shpërdorim detyre avokati është profesion i lirë”, tha Plarent Lapardhaja, kreu i së Dhomës avokatëve Berat.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Harta e re çon në shkrirjen e disa gjykatave në rrethe, duke u krijuar qytetarëve probleme për aksesimin e tyre./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: