ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Vdes tragjikisht i riu shqiptar gjatë arratisjes, hypi në çati dhe…/ Goditet grupi kriminal në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Ka përfunduar në mënyrë tragjike ideja e një të riu shqiptar për t’u arratisur nga policia spanjolle. Gjatë një aksioni policor kundër trafikut të drogës në Valencia, uniformat blu kanë arrestuar shtatë shqiptarë.

Gjatë aksionit të policisë në fermën e kanabisit, një i ri ka vrapuar duke hipur mbi çatinë e ndërtesës ku kultivohej marijuana, por gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë ai ka rënë nga lartësia.

I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me personat e tjerë.

Mësohet se 25-vjeçari ishte me origjinë nga Shqipëria, po ashtu behet me dije se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë shqiptarë./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: