BILANCI/ 22 operacione në 1 javë, Policia: U kapën 38 persona të shpallur në kërkim, 115 të arrestuar…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave pune.
Sipas bluve, gjatë një jave u zhvilluan 22 operacione, ku 115 persona ranë në prangat e policisë, mes tyre 38 të shpallur në kërkim.
Të dhënat policia i bëri të ditura përmes një njoftimi.
Njoftimi i Policisë:
Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.
Strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj./Gazeta Shqip