ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

LAJM I FUNDIT/ Masakroi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet pas 24 orësh autori i krimit që tronditi Elbasanin

Gati 24 orë iu deshën policisë të vinin në pranga Ramiz Micin, 37-vjeçarin që tronditi qytetin e Elbasanit ditën e djeshme duke masakruar me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Skenderbej”, ku 37-vjeçari ka goditur me thikë Elezin, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan 37-vjeçe të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

Mmotiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar. Më poshtë publikojmë pamjet nga brenda banesës ku ndodhi krimi.

Ndërkohë autori i krimit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: