ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

DETAJE nga krimi makabër në Elbasan/ 37-vjeçari ishte fshehur poshtë urës, viktima la pas një vajzë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike e ditës së djeshme, ku bashkëshorti their me thikë gruan e tij duke e lënë të vdekur.

Pas më shumë se 24 orësh Ramis Mici, autori i krimit që tronditi Elbasanin, është arrestuar.

Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.

Burimet bëjnë me dije se në polici është shoqëruar edhe vëllai i viktimës, i cili kishte deklaruar në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Mësohet se 6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit deklaruan se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Bëhet me dije se ishte pronari i banesës, ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: