ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Po arratisej nga shtëpia e barit, 25-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe vdes

Një 25-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi u përpoq t’i shpëtonte policisë.

Ngjarja ndodhi pasi policia zbuloi fermën e kanabisit, të cilën e ruante shqiptari me disa persona të tjerë.

Shqiptari u rrëzua nga çatia, në përpjekje për t’u arratisur.

Ngjarja ka ndodhur 00:30 të mëngjesit në komunën e Alaquàs, Valencia.

Mediat spanjolle raportojnë se Policia Kombëtare ka kërkuar shërbim mjekësor emergjent përmes Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave, e cila dërgoi një ekip në vendngjarje, por ishte shumë vonë.

7 personat e tjerë që ishin me shqiptarin u arrestuan dhe ishin të gjithë nga Shqipëria./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: