ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

“E kam dashur gjithmonë Shqipërinë”/ Publikohet mesazhi i bangladeshasit në email-in e Ramës, ja oferta për kryeministrin

Ditën e sotme llogaria e postës elektronike të kryeministrit Edi Rama, ra pre e një sulmi nga grupimi i hakerave të “homelandjustice”, të cilët publikuan një sërë mesazhesh të mbërritur në adresë të Ramës.

Mes mesazheve të publikuar, sipas hakerave gjenden mijëra dokumente, komunikime të kryeministrit, ankesa të qytetarëve, zyrtareve, biznesmenëve për procedura të shumta të lidhura me qeverinë, ftesa evenimentesh, lista projektesh, etj.

Një ndër mesazhet që bie në sy, është ai i një qytetari nga Bangladeshi, i cili teksa uron kryeministrin për fitoren e mandatit të tij të tretë, ofrohet si ndërlidhës për bashkëpunim në fushën e biznesit mes dy vendeve, duke shpjeguar aftësitë e tij./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: