Arben Kingji kreu i ri i Forcave të Armatosura/ Vjen urimi nga Yuri Kim: Pres me padurim…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Arben Kingji i cili u dekretua sot nga presidenti Bajram Begaj.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara.
“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo./Gazeta Shqip