ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

Fotot e dhimbshme/ Momenti kur babai i 7-vjeçares konfliktohet me Arjan Tasen, më pas shtrihet në tokë…

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga Arjan Tase me skafin e tij, tronditi mbarë opinionin publik.

Helikat e fuqishme të një skafi i morën jetën 7-vjeçares dhe bënë që prindërit e saj dhe pushuesit e pranishëm të shihnin llahtar me sy. Por përveç krimit të rëndë, tronditës ishte dhe fakti që Tase nuk shprehu aspak pendesë apo ndjenjë faji me veprimet e tij. Madje në disa pamje të publikuara, ai shihet teksa është konfliktuar me babain e viktimës.

Pas konfliktit trup më trup, babai i vogëlushes shtrihet i dërrmuar në plazh me duart mbi kokë.

Tase po ashtu debatoi me të gjithë të pranishmit, ndërsa u justifikua me faktin se skafi pësoi një defekt dhe doli jashtë kontrollit.

Fotot e dhimbshme/ Momenti kur babai i 7-vjeçares konfliktohet me ArjanFotot e dhimbshme/ Momenti kur babai i 7-vjeçares konfliktohet me Arjan

/Gazeta Shqip

%d bloggers like this: