ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

“Është nëna e një dëshmori”/ Ish-luftëtari i UÇK-së me lot në sy për të moshuarën e dhunuar: Humbi djalin në luftë për çlirimin e Atdheut

Në puntatën e sotme të emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua gjatë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ditën e djeshme u publikua një video ku shfaqej një infermiere duke dhunuar një të moshuar, ndërsa tri kolege të tjera ishin të pranishme aty dhe po qeshnin.

Gruaja që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtarit të UÇK, Taulant Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë, ai ra në Betejën e Qabratit.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, gjatë një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live”, u përlot teksa po fliste për pamjet e rënda.

“Nëna në fjalë është nëna e një dëshmori. Edhe pse ishte 17 vjeç u bashkua në luftë, e po në atë moshë ra heroikisht për lirinë që edhe ne e gëzojmë sot. Kur flasim për një kategori të shenjtë, është më tronditëse, këto familje kërkojnë mirënjohje.

Jemi të gjithë fajtor për sistemin e krijuar pas lufte. Duhet ta dinë të gjithë, se secili institucion në Kosovë, punon e funksionon falë gjakut të derdhur nga djemtë dhe vajzat më të mira të Atdheut e Kombit.

Na ka prekur tepër shumë në aspektin emocional dhe psikik. Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhte, por ndodhi dhe pasojat nuk duhet të jenë momentale ashtu si veprimi.

Veprimi që ka ndodhur me këtë nënë, ka qenë një veprim që nuk mundesh as me e pranuar në aspektin njerëzor, human dhe shëndetësor.

Nuk ka mundur me kujtuar çfarë ka ndodhur, vuan nga një sëmundje që e bën të harrojë çdo ngjarje. Ka ardhur si pasojë e një nëne që ka humbur një djalë në luftë për çlirimin e Atdheut”, tha ish-luftëtari i UÇK-së./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: