VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokë ulur, dalin pamjet nga Gjykata të infermiereve që dhunuan dhe filmuan të moshuarën
Kanë dlë para gjykatëas tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës.
Ndërkohë që pamjet janë bërë virale shihet se si tre infermieret janë të prangosura, ecin të qeta dhe njëra pas tjetrës me kokën ulur.
Të mërkurën Kosova u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.
Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.
Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik./Gazeta Shqip