ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

E RËNDË/ Humb jetën punonjësi 35-vjeçar i një fasonerie në Krujë, detajet e para

Një incident i rëndë ka ndodhur në një fasoneri në Krujë, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se një punonjës është goditur nga një tranxhë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Shqip

%d bloggers like this: