Zjarri më vdekjeprurës në histori në një klub nate që vrau 492 njerëz në vetëm 15 minuta
Cocoanut Grove ishte një nga klabet më të njohura të natës në Boston, duke tërhequr të famshëm, derisa një zjarr i shpejtë dhe vdekjeprurës shpërtheu në ndërtesë duke vrarë 492 njerëz, saktësisht 79 vjet më parë nga sot.
Nata e 28 Nëntorit 1942 premtoi gjithë magjepsjen dhe shkëlqimin që e bëri atë klubin më të famshëm të natës në Boston – por reputacioni i tij u shkërrmoq në pak sekonda.Kanë kaluar pothuajse 80 vjet që kur një zjarr i shpejtë dhe vdekjeprurës shpërtheu në klubin e natës Cocoanut Grove në zjarrin e dytë më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.
Nata filloi si çdo tjetër, pasi rreth 1000 persona u mblodhën për të pirë dhe kërcyer gjatë gjithë natës.
Vendi ishte në pronësi të Barnet “Barney” Welansky, i cili ishte i lidhur ngushtë me mafian dhe me kryebashkiakun Maurice J. Tobin. Por brenda pak orësh, klubi u kthye në një kurth zjarri.
Sipas Business Insider, klubi kishte dyfishin e kapacitetit të tij ligjor dhe i mbushur me objekte të ndezshme, si palma plastike dhe tavane të veshura me saten.
Hetimet zbuluan se ajri i kondicionuar përdorte edhe gaz të ndezshëm, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm pasi njerëzit ishin të mbyllur brenda.
Klubi i Welansky frekuentohej nga gangsterë të cilët siguroheshin që daljet e zjarrit të mbylleshin për të parandaluar që njerëzit të largoheshin pa paguar pijet e tyre, raporton History.com.
Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, megjithatë, një nga dekorimet e pemës shpërtheu në flakë dhe një nga tendat prej sateni që vareshin nga tavani po ashtu mori flakë.
Zjarri u përhap me shpejtësi nëpër ndërtesë, pavarësisht se stafi u përpoq ta shuante.
Gjithsej 166 njerëz u dërguan në spital, 300 deri në 350 mbijetuan dhe 492 vdiqën.
/Gazeta Shqip