Gabimi i kushton shtrenjtë, prezantuesi “fundos” intervistën më Adele

AUSTRALI- Një gabim ndonjëherë mund të kushtoj shtrenjtë!

Kështu I ka ndodhur edhe Matt Doran prezantuesi i një televizioni në Australi.

Doran kishte planifikuar një intervistë të rëndësishme me Adele dhe fluturoi nga Sidnei për në Londër më 4 Nëntor për të intervistuar artisten. Intervista do të ishte për albumin e saj më të ri, 30, dhe këtu lind problem.

Intervista do të ishte e vetmja për një media australiane, por gjithça “u hodh në erë” pasi Doran pranoi se nuk e kishte dëgjuar albumin. Gjatë fjalës së tij prezantuesi kërkoi falje dhe tha se i kishte shpëtuar e-maili me kopjet e këngëve.

“Ishte një mungesë vëmendjeje, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Ky është e-maili më i rëndësishëm që nuk kam parë”, tha ai për gazetën “The Australian”.

Bëhet me dije se pas deklaratës së tij, kompania Sony e ndaloi intervistën duke mos e bërë të mundur publikimin e saj, teksa prezantuesi mohoi pezullimin nga puna.

Media australiane raportoi se udhëtimi i Doran i kushtoi televizionit në fjalë 1 milionë dollarë

Gabimi i kushton shtrenjtë, prezantuesi “fundos”

/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *