Pacientja e akuzoi se i dëmtoi dhëmbët dhe e ngacmoi, VIP-at i dalin në mbrojtje stomatologut të njohur: Të fortin e sulmojnë

Pak ditë më parë në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte një 33-vjeçare, e cila akuzonte një stomatolog në Kosovë se i ka dëmtuar 6 dhëmbë dhe e ka ngacmuar.

Ajo është Teuta Gashi, e cila u shpreh se dentisti Fehim Haliti e ka ngacmuar seksualisht atë, kur ka shkuar te klinika e tij për të rregulluar dhëmbët.

Sipas saj, stomatologu që po kuronte dhëmbët ka insistuar që ajo të dilte me të, por ajo kishte refuzuar.

Dentisti pranoi që më kishte dëmtuar dhëmbët e më tha ‘më ke hutuar ti’. Më thoshte kur punonte te dhëmbët se ma ke marrë mendjen. Më ka pyetur edhe te cili hotel qëndroja. Ai e dinte se isha e martuar dhe isha bashkë me vajzën. Nuk mendoja se ai po më ngacmonte, mendoja se po e bënte të më hutonte nga frika. Kur ishte një kirurg tjetër aty, ai ishte shumë i sjellshëm nuk fliste kështu”, tha Teuta Gashi.

Dentisti në fjalë, i cili njihet edhe si një mik i afërt i estradës shqiptare, ka bërë një sqarim në rrjete sociale duke e demantuar tërësisht këtë.

Madje lidhur me ngjarjen që bëri bujë menjëherë gjithandej, kanë reaguar edhe VIP-at që njohin nga afër stomatologun, Fehim Haliti. Më poshtë janë disa nga reagimet që Leonora Jakupi, Mozzik, Rina Balaj, Getinjo, kanë bërë përmes postimeve në rrjetet sociale në mbështetje të Halitit.

Pacientja e akuzoi se i dëmtoi dhëmbët dhe e ngacmoi, VIP-at i

Pacientja e akuzoi se i dëmtoi dhëmbët dhe e ngacmoi, VIP-at i

Pacientja e akuzoi se i dëmtoi dhëmbët dhe e ngacmoi, VIP-at i

Pacientja e akuzoi se i dëmtoi dhëmbët dhe e ngacmoi, VIP-at i

/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *