ShqiperiaLive

News Showbis Lifestyle Popnews

8 vite nga vdekja e Paul Walker/ E bija e kujton me foton e rrallë nga fëmijëria: Më mungon…

8 vite nga vdekja e Paul Walker/ E bija e kujton me foton e rrallë nga

SHBA- Meadow Walker i ka bërë homazhe babait të saj Paul në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij. Modelja 23-vjeçare ndau një foto të aktorit të The Fast & The Furious duke e puthur në faqe kur ajo ishte foshnjë. Paul vdiq më 30 nëntor 2013 në një aksident me makinë kur Meadow ishte vetëm 15 vjeç.

“Të dua dhe më mungon pafundësisht. Sot dhe çdo ditë festoj jetën tënde, dashurinë tënde. Dhe ti, miku im më i mirë”. Meadow, e cila kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke jetuar me nënën e saj, Rebecca Soteros, në Hawaii, vendosi të shpërngulet në Kaliforni me babain e saj një vit para vdekjes së tij.

Meadow u martua me aktorin Louis Thorton Allan në Republikën Domenikane në tetor. Ajo njoftoi martesën vetëm tre muaj pas fejesës së tyre. Ishte Vin Diesel, i cili e shoqëroi vajzën e mikut të tij më të mirë drejt altarit.

8 vite nga vdekja e Paul Walker/ E bija e kujton me foton e rrallë nga

/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: