63-vjeçarja sfidon të gjithë, vjen me poza “hot” me Dua Lipën
Vetëm pak ditë pasi u bë temë për shkak të disa fotografive provokuese që edhe “Instagram” ia kishte censuruar, Madonna vjen me poza të reja.
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga koha kur këngëtarja me famë botërore, Madonna, u bë temë bisede pasi publikoi në rrjetet sociale disa fotografi shumë provokuese. Madje “Instagram” i censuroi disa poza, ku ajo shfaqej “topless”.
Ndërkohë së fundmi në një festë me miq të famshëm në Chiltern Firehouse në Londër, Madonna sfidoi sërish stereotipet e moshës. Me një korse të hapur të kombinuar me një rrip të ngushtë një fund të zi ajo publikoi një sërë fotografish provokuese.
Në një nga pozat, 63-vjeçarja hapi gojën dhe e kishte hedhur këmbën në ajër teksa ishte ulur në një divan me fotografin e modës Mert Alas dhe artisten shqiptare, Dua Lipa. Pothuajse në të gjitha fotografitë ajo mbante syze dielli, pavarësisht se ishte brenda.
/Gazeta Shqip