TikTok të çon të bësh gjëra për famë”/ Grines zbulon si doli para makinave për të bërë video: Nuk e kam rrezikuar…

Shqipëria Live – Ka disa vite që rrjeti social “TikTok” është kthyer në një nga platformat më të përdorura dhe më të komentuara. Të rinjtë e jo vetëm mundohen që të bëjnë video nga më të ndryshmet që të kenë shikueshmëri të madhe, ndonjëherë edhe të rrezikshme.

TikTok” fatkeqësisht ka marrë edhe jetë njerëzish. Pak ditë më parë një 13-vjeçar në Lushnje u gjet i varur në litar teksa po bënte një video për këtë rrjet social.

Fillimisht sfidat në “TikTok” ishin më shumë argëtuese, por kohët e fundit duket se gjërat kanë ndryshuar. Sfida e fundit popullore “Blackout” shkakton fatalitet.

“TikTok të çon të bësh gjëra për

Ditën e sotme, Grines Fezollari teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, rrëfeu për videon e tij ku del para makinave, të cilat kanë ndaluar në semafor të kuq.

Këtë moment, Grines e ka shfrytëzuar për të bërë një video duke kërcyer dhe thotë se e kishte mirë menduar gjithçka.

“TikTok të çon të bësh gjëra për famë dhe për views. Video ime është e mirë menduar. Në prapaskenë, video është me semafor të kuq. Nuk e kam rrezikuar jetën time. Për rastin konkret që po flasim, nuk besoj që është ndikimi i TikTok”, tha Grines/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *