Ndërron jetë papritur në moshën 6-vjeçare fëmija që u bë hit në internet

Ndërron jetë papritur në moshën 6-vjeçare fëmija

E mbani mend fëmijën që me mimikën e tij u bë viral në internet teksa pyeste: “Ku po hamë?”.Ai është ndarë papritur nga jeta në moshën 6-vjeçare. Antwain Fowler, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të quajtur enteropati autoimune, e cila ndodh kur sistemi imunitar i trupit sulmon veten.

Faqja e tij zyrtare në Instagram ndau lajmin teksa nëna e tij, Kina, i bëri një nderim të përzemërt djalit të saj të vogël.

“Dhimbja në zemrën time nuk është si asnjë tjetër. Asnjëherë në një milion vjet, zemra ime nuk është në gjoks”, tha nëna e tij duke e përshkruar dhimbjen si të padurueshme.

Postimi, i ndarë me 622 mijë ndjekësit e Antwain, që atëherë ka marrë mbi 200 mijë pëlqime./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *