Ronaldo dhe Sancho kualifikojnë United / Atalanta-Villareal luajnë për biletën e dytë

Ronaldo dhe Sancho kualifikojnë United / Atalanta-Villareal luajnë

Dy gola të shënuar në 20 minutat e fundit të takimit i dhanë fitoren dhe kualifikimin Manchester United.Ronaldo në të 78-n dhe Sancho në minutën e 90 vulosën një fitore të vështirë për anglezët në ndeshjen ndaj Villareal, që në këtë takim u drejtuan nga Michael Carrick, trajner i përkohshëm i djajve pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Me këtë rezultat, United ngjitet në kuotën e 10 pikëve, 3 më shumë se Villareal, që në ndeshjen e fundit përballet me Atalantën, ndërsa Manchester me Young Boys.

Kjo do të thotë se bileta e dytë kualifikuese në këtë grup do të luhet mes Villareal dhe Atalantës, ndërsa United ka të siguruar kualifikimin./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *