Kam pasur një familje tradicionale të tmerrshme, babai nuk ishte…”/ Rrëfehet Ermal Meta: Në Shqipëri ishte e ndaluar…

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, i shikon këngët si foto. Fotot e një momenti që shpesh dëshiron t’i ndajë menjëherë, pa ndërhyrë efekti i kohës. Kështu kënga e tij e re “Milano non esiste”, e publikuar të premten, është shkruar pak ditë më parë.

Ermali, i cili tashmë është mjaft i dashur për publikun italian, ka dhënë një intervistë për “Radio Italia” dhe “Corriere della Sera”, ku ka folur për këngën e tij më të re por edhe për jetën private.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen nga intervista e tij ka qenë deklarata ku është shprehur se ka pasur një familje të tmerrshme tradicionale duke shtuar se babai i tij nuk ishte një njeri i mirë.

“Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, është shprehur Meta.

“Kam pasur një familje tradicionale të tmerrshme, babai nuk

Pjesë nga intervista:

Pse në këngën e re bën që Milani të “zhduket”?

Qytetet e mëdha ndonjëherë të bëjnë të ndihesh i vetmuar dhe nëse je rreth njerëzve, sepse të shtyjnë të duash gjithnjë më shumë dhe në fund të përpijnë. Në vend të kësaj, lumturia gjithashtu është të jesh me njerëzit dhe është të duash vërtet atë që tashmë ke.

A e konsideron veten të lumtur në moshën 40-vjeçare?

Po, jetoj me muzikën që është e vetmja gjë që kam ëndërruar gjithmonë. Atëherë duhet të jesh edhe tolerant, duke kujtuar se nuk duhet domosdoshmërish të jeni të parët. Lumturia do të thotë gjithashtu të jesh i kënaqur dhe unë jam i kënaqur, jo me atë që kam, por me atë që jam.

“Kam pasur një familje tradicionale të tmerrshme, babai nuk

Çfarë bën Ermal Meta kur nuk bën muzikë?

Unë hesht, diçka që më ka mësuar muzika klasike (nëna është violisinite). Më duhen 2-3 orë në ditë për gëzimin e së fejuarës sime, e cila tani e di. Muzika lind nga heshtja dhe unë kaloj shumë kohë duke menduar, duke u fokusuar në atë që ndjej dhe ja. Më ka ndihmuar shumë, sidomos në një vit e gjysmë të fundit, për të luftuar frikën.

Nga se ke pasur frikë?

Jo konkretisht Covid, kam respektuar të gjitha rregullat. Por kisha frikë se mos mund të kuptoja se si po ndryshonte bota. Ndoshta është parë edhe në rrjetet sociale, ku kam postuar më pak. Kur komunikoj imazhe të lumtura, është sepse ato janë vërtet. Ajo që tregoj është e vërtet. Por mbase nuk kam kuptuar shumë nga rrjetet sociale dhe nuk do të kuptoj kurrë asgjë për to.

A ndjen përgjegjësinë e reagimeve që mund të shkaktojnë një nga postimet e tua?

Në një periudhë në të cilën askush nuk ekspozohet duke thënë atë që mendon, unë jam një qenie njerëzore që mendon, flet dhe shkruan. Nuk i menaxhoj reagimet e fansave të mi, ndodh ajo që ndodh. Ka nga ata që janë pak a shumë entuziastë dhe jo. Por mendoj se mediat sociale gjenerojnë shumë vetmi.

Në shtator mbajte koncert në stadiumin e Tiranës, çfarë efekti ka të këndosh në vendin ku ke lindur?

Është një gjë e mrekullueshme, pastaj jam i pari që kam bërë një koncert tek ai stadium. Këndoja për publikun në dy gjuhë, në italisht se më vjen më mirë dhe në shqip se e ndjej se duhet ta bëj ashtu. Dhe kur kuptohesh në të dyja rastet është një gjë e bukur. Gjithashtu është edhe emocion pasi është shtëpi.

Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”.

Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë. /Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *