Flet për Breaking xhaxhai i të mbijetuarit nga aksidenti tragjik: Nipi më tha se ishte në gjumë kur…

Orhan Haliti është një nga 7 të mbijetuarit e aksidentit tragjik të një ditë më parë në Bullgari, ku vdiqën 45 shtetas nga Maqedonia e Veriut, shumica shqiptarë.

Por Orhani nuk ka mundur të shpëtojë djalin e tij që ka mbetur brenda autobusit e kapluar nga flakët.

Xhaxhai i Orhanit, Samet Haliti ka folur për emisionin Breaking, i cili ka rrëfyer për gjendjen e nipit të tij.

“Kemi folur me nipin e kemi qenë edhe ne. Atë natë kur ndodhi aksidenti ka qenë në gjumë, një herë kanë munduar të hapin dritaren, çekiçin nuk kanë mundur me shpërthyer xhamin mbrapa, me këmbë e duar ka arritur ta thyejë. E ka kërkuar djalin të shpëtojë, por nuk ia ka arritur. Një makinë ka kaluar afër dhe është larguar menjëherë”, tha Samet Haliti për emisionin “Breaking” në Top News.

Ai bën të ditur se nipi i tij, Orhani nuk ka mundur të shpëtojë djalin e tij dhe pasagjerët e tjerë pasi ka “qenë një tollovi e madhe”. “Nipi ka thyer këmbën në tre vende, edhe unazën e kurrizit të mesit. Visari, flaka e ka kapluar e nuk ka mundur të dalë atje. Çfarë në ka dhënë Zoti ne e pranojmë, s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Haliti.

Ai theksoi se gjendja e nipit të tij është e mirë dhe pas një operacioni të parë, pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *